Flash News

Kosova

Shpërthimi i kanalit të ujit, vihet në pranga një tjetër person i dyshuar për sulmin në Zubin Potok

Shpërthimi i kanalit të ujit, vihet në pranga një

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar edhe një person i cili dyshohet të jetë i lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok më 26 nëntor.

Personi i dyshuar, i identifikuar me iniciale J.V., u arrestua në orët e mbrëmjes të 1 dhjetorit, “nën dyshimin që mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”, u tha në njoftim. Autoritetet gjyqësore ndaj të dyshuarit kanë caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Policia tha se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe armë, përfshirë dhe pajisje ushtarake, përfshirë katër granata dore, një pushkë gjuetie, 500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, karikatorë të ndryshëm, radiolidhje, dylbi, një kamerë kamoflueuse, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit. Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

 

Të fundit