Flash News

Kosova

Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për

Prej ditës së sotme (e mërkurë), ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes pikës kufitare të përbashkët Shqipëri-Kosovë me procedura të shpejtuara, përgjatë nëntë muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

Më herët, kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës. Qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur të udhëtojnë sot thonë se zbatimi i kësaj marrëveshjeje lehtëson ndjeshëm kalimet në kufi.

Ndërkohë, në orët e para të ditës së sotme, pika doganore e Morinës është përballur me një fluks të madh udhëtarësh nga Kosova, të cilët udhëtonin drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e 1 Majit, por edhe për të kaluar disa ditë pushimi.

 

Të fundit