Flash News

Kosova

Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike, Kurti: Ndihmë e veçantë në kushte të vështira

Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike, Kurti: Ndihmë e

Shqipëria do t’i japë Kosovës energji elektrike pa kosto financiare për datat 31 dhjetor dhe 1 janar, për shkak se vendi është duke u përballur me një krizë energjetike, e cila ka shkaktuar edhe ndërprerje të vazhdueshme.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur vlerësim për ndihmën e Shqipërisë ndaj Kosovës. Në një konferencë për mediet, Kurti e cilësoi një ndihmë të veçantë në një kohë kur edhe vetë Shqipëria nuk i ka punët mirë me energjinë elektrike.

“Ne e falenderojmë Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë. Kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale. Bëhet fjalë për 2 ditë që janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të viteve dhe pastaj edhe ne do kemi mundësi t’i ndihmojmë në raste nevoje verën e vitit të ardhshëm. Kjo ndihmë është e veçantë sepse edhe Shqipëria vetë nuk i ka punët mirë. Në kushtet e vështirësisë së saj ka shprehur gatishmëri që është për t’u falenderuar e vlerësuar”, u shpreh Kryeministri Kurti.

Të fundit