Flash News

Kosova

"Shqipëria ka nevojë për ndryshim", Kurti prezanton Boiken Abazin; Flet për raportin me Ramën

"Shqipëria ka nevojë për ndryshim", Kurti prezanton
Kreu i LVV, Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes së Vetëvendosje dhe kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ishte në Tiranë, ku prezantoi kandidatin e LVV për zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi. Ky i fundit do të garojë në qarkune  Tiranës. Kurti shprehu bindjen se Abazi është një kandidat me integritet.

"Këtë pranverë mbushen 15 vjet që njihem me Boikenin, një aktivist i pathyeshëm, një njeri i pakorruptueshëm. Ajo çfarë kemi nevojë është gjithëpërfshirja sociale dhe pjesmarrje qytetare, pasi e bëjnë shoqërinë dhe shtetin demokratik", tha Kurti.

Ky i fundit foli edhe për forcimin e qendrës VV në Shqipëri.

"LVV në Kosovë është më e fuqishme se kurrë më parë. Kjo po ndodh dhe në Shqipëri. Organizata po forcohet nga numri i anëtarëve. Falenderoj të gjithë aktivistët në Shqipëri. Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime, u takojnë më shumë dhe meritojnë më mirë", deklaroi Kurti.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkuptonte deklarata e tij nëj ditë më parë në Lezhë se "kemi nevojë për çlirim", Kurti tha se "Kudo që ka shqiptarë ka shtypje dhe shfrytëzim. Jemi vendet më të prapmbetura në Evropë".

Sa i përket raporteve me kryeministrin Edi Rama, Kurti shprehu bindjen se do të punojë që ato të jenë shumë të mira dhe në interes të të dyja vendeve.

"Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër me Shqipërinë. Do të nis takime. Do të takojë edhe këtu zyrtarë shtetëror. Jam për 3 ditë, pasi do të prezantoj 3 kandidatë. 

Shtetet tona i mbajnë bashkëatdhetarët, ekonomia është shumë keq. Duhet të integrohemi me njëri-tjetërin. Posti publik duhet të shihet si shërbim dhe jo sundim. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e vendit", tha Kurti.

Ndërkohë Abazi kërkoi mbështetje nga Kurti dhe Kosova për ndryshim në Shqipëri. Ai shtoi se anazhimet e tyre do të fokusohen te drejtësia dhe mirëqënia e qytetarëve, ndërsa ngriti si shqetësim situatën e pandemisë.

“Angazhimi ynë do jetë për drejtësi dhe kundër varfërisë. Shqetësimi kryesor lidhet me pandeminë. Qytetarët janë të lodhur me padrejtësitë. Tre dekada demokraci dhe ende Shqipëria nuk është futur në rrugën e zhvillimit ekonomik”, deklaroi ai

Të fundit