Flash News

Kosova

Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes, Kurti: Marrëveshje tepër e rëndësishme

Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, bashkëpunim në fushën e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si një avancim të madh për sigurinë dhe paqen në rajon nënshkrimin e memorandumit trilateral mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

Sipas tij, kjo marrëveshje thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet vendeve paqedashëse për të garantuar stabilitetin rajonal.

Memorandumi u nënshkrua sot në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anušić.

Kurti ka theksuar se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të mbrojtjes së përbashkët dhe garantimit të paqes për të gjithë rajonin.

Të fundit