Flash News

Kosova

Është 21 vjeç, njihuni me shqiptaren e parë që kandidon në Bundestagun gjerman

Është 21 vjeç, njihuni me shqiptaren e parë që

Ndonëse në moshë fare të re, 21 vjeçarja Dafina Berisha ka hyrë në garë si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) që kandidon në Bundestagun gjerman.

Studentja e juridikut premton se krahas objektivave të partisë, ajo do të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.

Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”.

Berisha në një intervistë në Info Magazine u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani.

“Duhet të angazhohemi në politikë, në klube të sporteve, sepse vetëm kur jemi aktivë mund të ndryshojmë diçka. Të huajt e tjerë janë shumë të organizuar sesa në shqiptarët. Ka shumë shqiptarë inteligjentë, por duhet angazhuar më shumë në organizim”.

Për më tepër, në listën e kandidatëve të SPD-së, Berisha është e nënta.

Ajo thotë se pati përkrahje të madhe nga udhëheqësit e partisë për të kandiduar dhe për të promovuar të drejtat e nxënësve dhe studentëve.

Të fundit