Flash News

Kosova

“Shtirej si gazetare”/ Kosova i ndalon hyrjen Daria Aslamova: Spiune e inteligjencës ushtarake ruse

“Shtirej si gazetare”/ Kosova i ndalon hyrjen Daria Aslamova: Spiune

Kosova i ka ndaluar hyrjen Daria Aslamova, e cila nga shumë shtete është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse, duke vepruar si gazetare.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ky i fundit thotë se Aslamova tentoi të hyjë në Kosovë, teksa në veri ka pasur tensione.

Sipas ministrit, kjo “i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë”.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj por edhe se në disa shtete ajo e ka të ndaluar të hyjë për shkak të veprimtarisë së saj. Me këtë rast, ajo është ndaluar dhe po vazhdon angazhimi i akterëve përkatës deri në zbardhje të qëllimeve të saj”, shkroi ministri.

Të fundit