Flash News

Kosova

Siria njeh Kosovën, mediat serbe e cilësojnë “skandal”

Siria njeh Kosovën, mediat serbe e cilësojnë

Mediat serbe kanë reaguar menjëherë pas lajmit se Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një shkrim të B92.net njohja e Kosovës nga Siria është cilësuar si një “skandal”.

"Skandal: Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë Një takim i përfaqësuesve të udhëheqjes së Sirisë, Arabisë Saudite dhe të ashtuquajturës Kosovë u mbajt në Riad të mërkurën," shkruan gazeta serbe.

Lajmin për njohjen e pavarësisë e ka njoftuar vetë Osmani. Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani njoftoi marrëveshjen e arritur sot në Riad dhe u shpreh se njohja u bë e mundur me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Të fundit