Flash News

Kosova

Situata mbetet e brishtë në veri të Kosovës, serbët nuk i heqin barrikadat

Situata mbetet e brishtë në veri të Kosovës, serbët nuk

Situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë sikurse ditët paraardhëse bëri me dije Policia e Kosovës.

Sipas uniformave blu "barrikadat mbeten në vendet e njëjta". Pavarëisht thirrjeve të ndërkombëtarëvet, serbët duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Prej 10 dhjetorit, serbët në veri kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Barrikadat janë ngritur pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-efektivin serb, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të fundit