Flash News

Kosova

Situata me Covid-19 në Kosovë, Kurti paralajmëron ashpërsim të masave

Situata me Covid-19 në Kosovë, Kurti paralajmëron ashpërsim
Kryeministri i Kosovës, Alnin Kurti

Në Kosovë mbërritën sot 24 mijë dozat e para të vaksinave anti-Covid. Kryeministri Albin Kurti priti në aeroportin “Adem Jashari” kontigjentin e parë.

Ai tha se numri i viktimave dhe të infektuarve është alarmant, ndërsa paralajmëroi edhe masa të reja.

“Vaksnimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë, në dy javët e fundit kemi mesatarisht 10 vdekje në ditë dhe një trend në rritje të të infektuarve. Masat tona duhet të jenë të shpejta dhe të drejta, që duhet të ulin numrin e të infektuarve dhe të shmangin vdekjen e njerëzve”, tha Kurti.

Të fundit