Flash News

Kosova

Situata në Veri, ambasadori i SHBA në Kosovë: Nisni urgjent negociatat për formimin e Asociacionit

Situata në Veri, ambasadori i SHBA në Kosovë: Nisni urgjent

Diplomati amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-së për situatën në Kosovë.

Ai i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave dhe të nisë urgjentisht negociatat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk i bën.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”, tha ambasadori Hovenier në një takim me gazetarët.

Thirrja vjen pasi serbët e veriut të Kosovës u larguan nga çdo detyrë që mbanin në institucionet e shtetit.

 

 

 

 

Të fundit