Flash News

Kosova

Situata në Veri, Kosova dhe Serbia takim këtë javë në Bruksel. I pranishëm edhe përfaqësuesi amerikan

Situata në Veri, Kosova dhe Serbia takim këtë javë në

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë këtë javë pritet të zhvillojnë bisedime në Bruksel pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Mediat në Kosovë konfirmojnë se pjesë e takimit në Bruksel do të jetë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë për Gazetën Express.

“Siç theksojnë ngjarjet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të shpejtojnë ikjen e trurit, duke parandaluar ekonomitë kosovare dhe serbe të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet evropiane”, deklaron po ashtu zëdhënësi i ambasadës.

Të fundit