Flash News

Kosova

Situata në veri/ Kurti thërret përfaqësuesit e opozitës, Haradinaj “braktis” takimin

Situata në veri/ Kurti thërret përfaqësuesit e

Kryeministri Albin Kurti mblodhi mëngjesin e sotëm kryetarët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Kurti një ditë më parë tha se situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin.

“Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me NATO_KFOR për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim në tërë Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

Takimi i kryeministrit Albin Kurti po vazhdon të mbahet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkohë që nga takimi është larguar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit i kërkoi edhe më herët Kurtit që të pranojë propozimin e ndërkombëtarëve për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve. Partnerët e huaj kërkuan që vendimi për nisjen e reciprocitetit të targave të shtyhet me disa muaj. Haradinaj ka akuzuar Kurtin se nuk ka interes sigurinë e Kosovës.

Të fundit