Flash News

Kosova

Situata në Veri, nis takimi i Kurtit me Lajçak dhe Escobar

Situata në Veri, nis takimi i Kurtit me Lajçak dhe Escobar

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pak më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti mbërriti në godinën e kryeministrisë.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar se takimi mes kryeministrit dhe diplomatëve të huaj, duhej të niste në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.

 

Të fundit