Flash News

Kosova

Situata në Veri, reagon ministria e Jashtme gjermane: Të hiqen sa më shpejt barrikadat e paligjshme të serbëve

Situata në Veri, reagon ministria e Jashtme gjermane: Të hiqen sa

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

Në një deklaratë për gazetën “Der Standard”, MPJ e Gjermanisë ka kërkuar që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e tyre.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat e paligjshme të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat gjithashtu paraqesin rrezik për sigurinë, duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet ndër të tjera në reagim.

 

Të fundit