
Flash News
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
Situata në veriun e Kosovës duket e qetë të shtunën një ditë pasi grupe qytetarësh serb u përplasën me policinë e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre. Zhvillimet nxitën tensione me Serbinë e cila ngriti shkallën e gatishmërisë së trupave ushtarake si dhe reagimin e ashpër të diplomacisë perëndimore e cila dënoi veprimet e autoriteteve të Kosovës.
“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë” shkroi të shtunën në rrjetete sociale kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre, “të cilat do të jenë multi-etnike, multi-kulturore, multi-gjuhësore dhe multi-partiake. Ata janë të zgjedhur dhe nuk janë kundër askujt, por në shërbim të të gjithëve”,
Policia hodhi gaz lotsjellës të premten në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë grupet e serbëve lokalë që hodhën gurë e shashka mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine. Policia tha se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime, ndërsa katër makina u dëmtuan gjatë përleshjeve. Po Ashtu pati dëmtim makinash të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore në një spital lokal duke u ankuar për lëndime të lehta dhe ndikimin e gazit lotsjellës.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç urdhëroi trupat serbe të viheshin në "gjendje të lartë gatishmërie" dhe lëvizjen e tyre drejt kufirit me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Të shtunën i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, arriti në Kosovë për takime me udhëheqës të qeverisë, forcave paqeruajtëse të NATO-s, EULEX-it dhe serbëve lokalë për të diskutuar për situatën.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme”, shkroi ai duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe përkushtim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar menjëherë marrëveshjet e arritura.
NATO-ja u bëri thirrje institucioneve të Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatën në veri. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se aleanca u bën thirrje “të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë syçelë dhe të ofrojë mjedis të sigurt”.
Kosova dhe Serbia u pajtuan në muajin mars në Ohër të zbatojnë një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, por tensionet vazhdojnë të mbeten të larta.
Marrëveshja Kosovë - Serbi, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë edhe ata për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./ VOA
Të fundit







"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23