Flash News

Kosova

Situatë shqetësuese e shifrave të Covid-19 në Kosovë

Situatë shqetësuese e shifrave të Covid-19 në Kosovë
foto ilustruese

Situata e Covid-19 shfaqet tejet shqetësuese në Kosovë ku sipas autoriteteve shëndetësore, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 793 persona të infektuar, ndërsa 8 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën.

 Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.

Të fundit