Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"S'ka konsensus për emrin e presidentit të ri", 'DW' analizë zhvillimeve politike në Kosovë: Pak shanse që partitë të ulen në diskutim
Partitë politike në Kosovë nuk ulen as për arritjen e një marrëveshjeje për emrin e presidentit të ri. Për analistët politikë çështja e emrit të presidentit është vendimtare, nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo.
Nuk ka gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për të diskutuar rreth emrit të presidentit të ri të Kosovës. Të gjitha subjektet politike parlamentare deri tash janë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e njëra-tjetrës për president, ndonëse akoma nuk janë propozuar emra, përveç kandidaturës se vetëshpallur së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK për president, Ramush Haradinaj.
“Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas dështimit të organizimit të një tryeze të üërbashkët.
Haradinaj: Zgjidhje në bazë të Kushtetutës
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tashmë është deklaruar se ofron kandidaturën e tij për president të Kosovës dhe nëse kjo ndodhë, ai thotë se më nuk do të kthehet në partinë që e themeloi pas luftës AAK. “Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, por për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do t’i zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opcion që është një marrëveshje politike. Opcion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, është shprehur Ramush Haradinaj.
Kurti: Presidenti i ri të zgjidhet pasi që të kenë folur qytetarët
Partia më e madhe opozitare lëvizja Vetëvendosja me këmbëngulje kërkon që Kosova të mbajë zgjedhje dhe pas zgjedhjeve atëherë ashtu siç e parasheh kushtetuta në parlament të zgjidhet presidenti i ri. Lideri i kësaj partie Albin Kurti, i cili qeverisi Kosovën vetëm për 50 ditë dhe u rrëzua nga një mocion mosbesimi, thotë se arsye substanciale për të shkuar në zgjedhje është legjitimiteti qytetar për bartësit e institucioneve.
“Është tejet e rëndësishme që presidenti i ri të zgjidhet pasi të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor. Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, thuhet në një deklaratë të Vetëvendosjes.
PDK: Jo president që thellon përçarjen e brendshme
Partia tjetër opozitare Partia Demokratike e Kosovës, lideri i së cilës Kadri Veseli gjendet në Hagë i akuzuar për krime lufte, tash për tash nuk dëshiron të përfshihet shumë në debatin për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kryetari në detyrë i kësaj partie Enver Hoxhaj, i quan të papranueshme “shantazhet”, e subjekteve tjera politike të cilat deklarojnë se nëse nuk ka konsesus për emrin e presidentit vendi shkon në zgjedhje. “PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.
Por, si shohin analistët politik këtë debat rreth çështjes së zgjedhjes se presidentit? Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DW-së, se duke parë inatet e partive politike, gjasat janë të vogla që të ketë një konsesus për emrin e presidentit të ri. “Pak ka shpresë që këto parti do të kenë mundësi të arrijnë konsensus për të zgjedh një president nga radhët e tyre apo të ketë propozime për ndonjë kandidat jo partiak. Pra, gjasat janë të vogla, duke pasur parasysh inatet e mëdha të akumuluara në këtë periudhë kohore qeveritare. VV u shkarkua nga qeveria, ndërsa PDK mbeti pa udhëheqës të saj, dhe në këtë fazë nuk ka guxim individual për konsultime pa kreun e saj partiak që tashmë është i akuzuar nga dhomat e specializuara. Nën anën tjetër LDK nuk është gatshme t’ia falë postin e presidentit Ramush Haradinajt, sepse në fund këtë post e do për vete”, thotë Blerim Burjani. Inatet janë shumë të mëdha dhe vështirë se do të gjendet një konsensus, thekson Burjani.
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit pasi ai u akuzua për krime lufte nga Dhomat e Specializuara, me (05.11) ushtruese e detyrës në këtë pozitë sipas kushtetutës u zyrtarizua Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit. Kështu parashihet në nenin 90 të kushtetutës së Kosovës, por kjo nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, dhe nëse partitë politike nuk merren vesh për një emër konsensual, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje për një përbërje të re të kuvendit. Për zgjedhjen e presidentit është e obligueshme që në sallë të jenë më së paku 80 deputetë. Nëse në dy raundet e para dështon zgjedhja e presidentit që kërkon dy të tretat e votave nga 120 deputetë, atëherë në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, por, gjithsesi me një kuorum të obligueshëm prej 80 deputetësh në sallë./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38