Flash News

Kosova

S’ka marrëveshje për targat në Bruksel, Borrel: Vuçiç e pranoi propozimin tonë, Kurti jo

S’ka marrëveshje për targat në Bruksel, Borrel:

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas takimit 7 orësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel për të diskutuar rreth targave të automjeteve në Kosovë.

Borrell tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje. “Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”, u shpreh ai.

Ai shtoi se bashkë me Lajcak kanë bërë një propozim për targat, të cilin e ka pranuar Presidenti serb, por jo edhe Kryeministri Kurti.

“Ne dhamë një propozim për të evituar tensionet, të cilën Vuciç e pranoi, por Kurti ndodhi që të mos e pranojë”, tha Borrell.

“Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”, shtoi ai.

Në propozim i kërkohet Serbisë të japë dakordësinë për Kosovën që të futet në organizmat ndërkombëtarë në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 euro për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme. Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale.

 

 

Të fundit