Flash News

Kosova

S’ka më dasma dhe klube nate pa u vaksinuar, Kosova vendos masa të reja antiCovid

S’ka më dasma dhe klube nate pa u vaksinuar, Kosova vendos masa

Kosova nuk do të lejojë asnjë qytetar të pavaksinuar të marrë pjesë në aktivitete shoqërore, të hyjë në qendra tregtare, në klubet e natës apo në dasmat familjare, pa kryer vaksinimin.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e cila ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Me rritjen e rasteve të reja me Covid-19 është vendosur që duke filluar nga data 20, çdo qytetar duhet të paktën të ketë kryer një dozë të vaksinës në mënyrë që të marrë pjesë në aktivitete.

Sa i përket fashës orare për klubet e natës, është vendosur që aktiviteti i tyre të shtrihet nga ora 23:00 deri  në orën 03:00 pas mesnate.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës z. Driton Hoti ka mbajtur sot një takim me ministrin e shëndetësisë z. Arben Vitia.

Takimi ishte për qëllim të diskutimit rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 dhe nga ky takim u vendos të mirret një vendim.

Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.

Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.

Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.

Këto vendime priten të hynë në fuqi me datë 11.08.2021

 

Të fundit