Flash News

Kosova

Skandali i në Thesarin e Shtetit, arrestohet zyrtari i dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove në Kosovë

Skandali i në Thesarin e Shtetit, arrestohet zyrtari i dyshuar për

Janë bërë publike deaje të reja nga skandali në Kosovë, ku 2.1 milionë euro rezultojnë të zhdukura nga Thesari i Shtetit. Mediet në Kosovë raportojnë se Labinot Gruda është zyrtari i arrestuar si i dyshuar për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove.  Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Finaca në Komunën e Drenasit. Arrestimin e Grudes e ka konfirmuar edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

“Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e thesarit edhe rreth 2 milionë euro kanë shku në llogari të një operatori ekonomik. Krimet ekonomike janë duke u marrë me të. Deri më tani janë suspenduar dy zyrtarë njëri prej tyre është arrestuar”, tha ministrja Bajrami.  

Ministrja e ka cilësuar këtë rast si "të izoluar".

“Ky është një transaksion bankar dhe kemi gjurmuar të gjitha transakionet që janë bërë si rezultat i këtij transaksioni. Organet e rendit janë duke u marrë, për të parë se kush janë përfituesit fundorë. Ajo që dua t’ju siguroj është se ky është një rast i izoluar më te cilin po merret intensivisht edhe Ministria e Financave dhe organet e rendit. Mjetet e tyre dhe buxheti i Kosovës është i sigurt. Nuk është tërheqje e mjeteve kesh, por përmes llogarisë sepse mjetet e buxhetit të Republikës së Kosovës janë në Bankën Qendrore të Kosovës dhe janë të sigurta”, tha Bajrami në një konferencë për mediet.

Sipas medieve kosovare Labinot Gruda ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit. Referuar të dhënave zyrtare mediet shtojnë se, kompania LDA Group shpk, ishte regjistruarsi biznes në gusht të 2019-tës. Pronarë të këtij biznesi figurojnë K.Sh dhe V.Sh, të cilët janë janë në arrati.

 

Të fundit