Flash News

Kosova

S’ndalet Dendias/ Heq nga fotoja flamurin e Kosovës, nuk i referohet si shtet

S’ndalet Dendias/ Heq nga fotoja flamurin e Kosovës, nuk i referohet

Pas Shqipërisë, kryediplomti grek Nikos Dendias ka zhvilluar një vizitë dje në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, ku kanë disutuar për tema të ndryshme, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy sgteteve.

Pas takimit, Dendias ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan "Fillova vizitën time në Prishtinë, jam pritur nga presidentja kosovare Vjosa Osmani-Sadriu. Një bisedë e thelluar rreth zhvillimeve rajonale pas pushtimit rus të Ukrainës, perspektiva e Ballkanit Perëndimor, BE-në dhe dialogu Beograd-Prishtinë".

Ajo që u vu re ishte se në fotot e publikuara nga Dendias, flamuri i Kosovës nuk duket. Ministri i Jashtëm grek është kujdesur që të presë fotot, në mënyrë që të fshehë flamurin e Kosovës.

Një tjetër detaj ishte se në reagimin e tij, ai shkruan gjatë vizitës në Prishtinë, pa përmendur Kosovën. Kujtojmë që Greqia nuk e njeh Kosovën.

Edhe në Shqipëri, vizita e Dendias solli shumë reagime për shkak se ai refuzoi të fliste për të drejtat e çamëve dhe kërcënoi se nëse Shqipëria do ta hapte këtë çështje, duhet ta “harronte” integrimin në BE.

Të fundit