Flash News

Kosova

Sot dita e fundit e fushatës zgjedhore në Kosovë, të dielën qytetarët iu drejtohen kutive të votimit

Sot dita e fundit e fushatës zgjedhore në Kosovë, të
Foto ilustruese

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale në Kosovë për zgjedhjet që do të mbahen ditën e dielë, 14 shkurt.

Kjo e premte është afati i fundit i përfaqësuesëve politike për të bindur qytetarët që të votojnë partitë e tyre.

Dita e nesërme është heshtje zgjedhore.

Ndërkohë të dielën, duke nisur nga ora 07:00 do të hapen qendrat e votimit, ku qytetarët nën rregullat që imponon pandemia do të shkojnë për të zgjedhur kandidatin e preferuar.

Ndryshe nga herët e tjerë, fushtata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit ishte e shkurtër për shkak të situatës së Covid-19. Ajo nisi zyrtarisht më 3 shkurt dhe përfundon sot. Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka bërë me dije se janë rreth 1 milionë e 800 mijë  votues,

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

Të fundit