Flash News

Kosova

“Sot është dita D e Demokracisë”, Kurti thirrje qytetarëve për të dalë në votime

“Sot është dita D e Demokracisë”, Kurti thirrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë orët e fundit të votimit dhe të dalin në qendrat e votimit para mbylljes së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka cilësuar këtë ditë si “Dita D e demokracisë” dhe ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje për të ardhmen e vendit.

Kush nuk ka dalë ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcillni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, shkruan Kurti.

Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe ka theksuar se vota e tyre është vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

Të fundit