Flash News

Kosova

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

Kosova mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Procesi ka nisur në orën 07.00 dhe do të mbyllet në 19.00.

Qytetarët në 21 komuna votojnë sot për drejtuesin e ri ët katër viteve të ardhshme.

Në raundin e dytë do të votojnë 1,260,571 qytetarë dhe janë 575 qendra votimi, si dhe 1,638 vendvotime.

“Procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571”, ka bërë me dije Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të fundit