Flash News

Kosova

Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për

Këtë të mërkurë në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Për këtë arsye zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi po udhëton drejt Strasburgut.

“Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga presidentja e Parlamentit Roberta Metsola”, thuhet në njoftim.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me eurodeputetin dhe raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten.

Ndryshe, dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, por edhe vetë Evropën.

Të fundit