Flash News

Kosova

Sot pritet të mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

Sot pritet të mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

Një nga ish-eprorët e UÇK, Salih Mustafa do të dalë sërish ditën e sotme para Gjykatës Speciale në Hagë

Janë bërë gati tre muaj që kur Salih Mustafa është arrestuar, shkruan gazeta Express.

Me urdhër të kësaj Gjykate, ish-pjesëtari i UÇK-së, u transferua në Hagë, ndërsa atje po vazhdon të mbahet në paraburgim, kjo pasi iu konfirmua aktakuza për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, priten të paraqiten para Gjykatës më 17 dhjtor.

Në këtë konferencë do të diskutohet edhe për hetimet e prokurorisë edhe për disa çështje për të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke hetuar ende.

Në këtë seancë, paraqitje do të ketë edhe mbrojta e të akuzuarve.

Ndërkohë, avokatët e Hashim Thaçit, tashmë kanë dorëzuar një parashtresë përmes së çilës kërkojnë të që ish drejtori politik i UÇK-së, të lirohet me kusht.

Të fundit