Flash News

Kosova

Sot skadon afati, 12 parti dhe 2 koalicione të regjistruara deri tani në Kosovë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sot skadon afati, 12 parti dhe 2 koalicione të regjistruara deri tani

Ndërsa afati për aplikim po shkon drejt fundit, vetëm 12 parti politike kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës. Deri tani, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë njoftuar zyrtarisht edhe vetëm dy koalicione parazgjedhore.

Të dhënat u konfirmuan nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se aplikimet po bëhen përmes formularëve online.

Partitë që kanë plotësuar formularin e certifikimit janë:
LDK, PDK, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija (SDU), Srpska Lista, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Fjala.

Ndërkohë, dy koalicionet e regjistruara deri tani janë:

Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)
Koalicioni “VAKAT”, që përfshin Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)
Sipas vendimit të KQZ-së, afati për aplikim për certifikim, deklarimin e koalicioneve dhe njoftimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje përfundon më 30 nëntor, në ora 23:59.

Ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë do të mbyllet më 7 dhjetor 2025, duke i dhënë subjekteve politike kohën e nevojshme pas certifikimit.

Të fundit