Flash News

Kosova

Stërvitja e ushtrisë serbe në Batajnicë, reagon Kurti: Aty u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës

Stërvitja e ushtrisë serbe në Batajnicë, reagon Kurti: Aty u

Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve  që ushtria serbe ka mbajtur në Batajnicë. Kryeministri i Kosovës ka rikujtuar faktin se në atë vend janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Ai ka shkruar në Twitter se trupat mund të fshihen, por e vërteta s’mund të varroset asnjëherë.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, shkruan Kurti.

Të fundit