Flash News

Kosova

Stoltenberg për situatën në veri: NATO e fokusuar në Kosovë, të shmanget retorika provokuese

Stoltenberg për situatën në veri: NATO e fokusuar në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka komentuar tensionet në Kosovë. Ai ka kërkuar nga të dyja palët që të shmangin përshkallëzimin e situatës në veri. Gjithashtu nënvizoi se NATO përmes KFOR-it është duke monitoruar situatën.

“Mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi shtesë dhe retorika provokuese”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për France 24.

Stoltenberg theksoi se forcat e NATO-s janë në gatishmëri dhe se po bashkëpunojnë ngushtë me BE-në.

“NATO është shumë e fokusuar në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar në ndalimin e dy luftërave etnike. Fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë.

Natyrisht, ne jemi ende të pranishëm atje, forcat e KFOR-it numërojnë më shumë se 4000 ushtarë dhe ata luajnë një rol kyç në stabilizimin e situatës”, tha Stoltenberg.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi dje se të enjten do i dërgojë kërkesë KFOR-it për dërgimin e 1 mijë trupave në Kosovë.

Të fundit