Flash News

Kosova

Strehimi i afganëve, Kurti telefonatë me Blinken: Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur

Strehimi i afganëve, Kurti telefonatë me Blinken: Aleanca jonë me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Kurti përmes një statusi në twitter, i cili shkruan se është biseduar për pranimin e afganëve në Kosovë, duke shtuar se do t’iu ofrojë ambient të sigurt.

 Kurti thekson se aleanca mes Kosovës dhe Amerikës, është e palëkundur.

“Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti.

Deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë dhe ardhja e civilëve të tjerë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave.

Më herët, autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2,000 afganë të cilët kanë punuar me Shtetet e Bashkuara dhe me shtetet anëtare të NATO-s.

 

Të fundit