Flash News

Kosova

Strehimi i afganëve në Kosovë, flet presidentja Osmani: Ardhja e tyre është çështje ditësh

Strehimi i afganëve në Kosovë, flet presidentja Osmani: Ardhja e
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se mbërritja e civilëve afganë në Kosovë është çështje ditësh.

Në një prononcim për kanalin televiziv britanik, Skyneës, Osmani tha se ardhja e tyre varët nga organizimi i transportimit që po kryhet nga SHBA.

“Është vetëm çështje ditësh. Do të varet sigurisht në atë sesi do të organizohet transportimi i tyre, sepse procesi organizohet nga Shtetet e Bashkuara. Ne do ta dimë kohën e ardhjes së tyre ndoshta deri në fund të kësaj jave.

Ne e kemi derën e hapur dhe nuk ka ndonjë shtet në botë që e kupton dhimbjen e refugjatëve më shumë se sa ne”, ka deklaruar Osmani.

Numri i saktë i refugjatëve afganë që do të pranojë Kosova ende nuk dihet, por presidentja ka deklaruar se po punohet në zgjerimin e kapaciteteve për të pranuar sa më shumë prej tyre.

Pesë qytetarë kosovarë deri tani janë evakuuar nga Afganistani dhe Ministria e Jashtme e Kosovës ka vënë në dispozicion linja telefonike për qytetarë tjerë që mund të kenë nevojë për evakuim.

Kosova ka qenë ndër shtetet e para që i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së SHBA-së për të strehuar afganët, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat amerikane, pasi talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Të fundit