Flash News

Kosova

Stuhia rrëzon pemën në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

 

Stuhia rrëzon pemën në Prishtinë, një i vdekur dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes, Telegrafi

Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos pasi një pemë u rrëzua për shkak stuhisë së fortë në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.

Sipas policisë së Kosovës, viktima është një 30 vjeçar, ndërsa një vajza po ashtu rreth 30 vjeçe mbeti e lënduar.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

Për shkak të motit të keq me erë të fortë janë rrëzuar edhe shtylla, të cilat kanë bllokuar qytezën e Pejtonit.

 

Të fundit