Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufijtë mes tyre

Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi vlerëson se sulmi i javës së kaluar në Kosovë përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Surroi, aktualisht këshilltar i jashtëm i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, thotë se moszbatimi i marrëveshjes të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dëshmon dobësinë e ndërmjetësve dhe se për çdo proces të ardhshëm do të duhen garanci ndërkombëtare dhe trajtim i çështjeve të sigurisë.
Surroi i tha koleges Garentina Kraja se pret që administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump do ta shikojë çështjen e Kosovës brenda një konteksti shumë më të gjerë se tani – atë të luftës së Rusisë dhe zhvillimit të botës euro-aziatike.
Zëri i Amerikës: Zoti Surroi, javën e kaluar në Kosovë u sulmua kanalin i furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit, që u cilësua si sulm ndaj infrastrukturës kritike. Prishtina akuzoi Beogradin se qëndron pas sulmit, ndërkohë që Serbia e mohoi përgjegjësinë. Si e shpjegoni këtë zhvillim dhe ndikimin e tij në procesin e dialogut?
Veton Surroi: Mendoj se gjëja më e rëndësishme nga ky shpërthim është fakti që është analog me sulmet që bën Rusia në Ukrainë, pra kundër infrastrukturës kritike. Në rastin e Rusisë përdoret armatimi, përdoren dronët, raketat. Në rastin e Kosovës është përdorur një shpërthim eksplozivi.
Ky është brengosës. Natyrisht në rastin e Kosovës kemi të bëjmë me veprim terrorist, në rastin e Rusisë kemi të bëjmë me luftë të hapur. Por ndikimi i shpërthimit është përshkallëzim i mëtejshëm, brengosës dhe përtej analizës se kush është fajtor, se kjo do të tregohet nga hulumtimet, me rëndësi është sot të informohemi nga strukturat e sigurisë së Serbisë se sa kanë ditur për këtë veprim dhe nëse kanë indicie, apo nëse kanë indicie që të drejtojnë në kahje tjetër, le t’i tregojnë.
Ky borxh i mbetet strukturave të sigurisë të Serbisë, për shkak të veprimit që kanë bërë me rastin e Banjskës dhe sulmit paraushtarak të grupit të Radojçiçit. Aso kohe, strukturat e sigurisë së Serbisë është dashur të tregojnë se sa kanë ditur për këto veprime. Nëse nuk kanë ditur, pse. Nëse kanë ditur, pse nuk i kanë penguar këto veprime, ose a kanë ndihmuar në këto veprime. Këto janë gjëra të ndërlikuara që kanë të bëjnë me sigurinë, por që janë tepër të nevojshme, në mënyrë që të krijohen bazat e një besimi të ndërsjellë.
Zëri i Amerikës: Ju përmendët rastin e Banjskës dhe tensionet e tjera në veri gjatë vitit të kaluar, për të cilat mendohej se do të shtonin trysninë e Perëndimit ndaj palëve, ndaj Kosovës dhe Serbisë, për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit të arritur në Ohër. Por në realitet një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tensionet mbetën të larta. A është ky fundi i dialogut në këtë formë?
Veton Surroi: Ndoshta nuk po i jepet fund dialogut në këtë formë, por po i jepet fund besimit se vetëm me këto veprime mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, Kosova ka hyrë në një proces negociatash me vullnet të plotë. Kryeministri disa herë ka përsëritur gatishmërinë e tij për ta nënshkruar marrëveshjen. Serbia disa herë ka deklaruar, edhe me shkrim, se nuk mund ta pranojë marrëveshjen në tërësi. Kjo ka dëshmuar dobësinë e ndërmjetësve dhe tash duhet të hyjmë në një fazë të re, në të cilën garancitë e bashkësisë ndërkombëtare duhet të jenë të tilla që palët t’i kuptojnë seriozisht dhe t’i hyjnë një zbatimi të një procesi i cili, pos kësaj dinamike të përhershme, duhet të trajtojë çështjet e sigurisë.
Zëri i Amerikës: A mendoni se po i hapet rruga një procesi të ri tani që ka një udhëheqje të re të Bashkimit Evropian, por edhe në Uashington me administratën e re të Presidentit të posazgjedhur Trump?
Veton Surroi: Tash do të shohim. Kushtet janë për një veprim të ri e të shohim a ka gatishmëri dhe përgatitje. Mos të harrojmë, çështja e Kosovës është shumë e vogël në krahasim me krizat e mëdha në botë. Bota kurrë nuk ka qenë më e pasigurtë që nga rënia e Murit të Berlinit dhe në këtë drejtim edhe më e ndërlikuar. Dhe në këtë ndërlikim, ajo çka mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian është që t’i hyjnë me një energji shumë më të madhe këtij procesi, në mënyrë që të tejkalohet sa më shpejt, sepse është krizë tepër e vogël për të shpenzuar shumë kohë në të.
Zëri i Amerikës: A është kjo një krizë që mund të tejkalohet shpejt? Synimet e Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë të jenë diametralisht të kundërta. Në fakt, pas këtyre zhvillimeve të vitit të fundit, cilat janë synimet e palëve?
Veton Surroi: Synimet e Kosovës janë të qarta. Është integrimi në Bashkimin Evropian, integrimi në NATO, marrëveshje me Serbinë, e cila është pjesë e këtij rrugëtimi. Serbia është e ndarë në synimet e veta strategjike dhe ky është një problem real, por ky është një problem i cili e tejkalon Kosovën dhe Serbinë, sepse ndarja përgjatë çerek shekullit të kaluar, vija ndarëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë vija ndarëse mes botës euroatlantike dhe Rusisë. Rusia, në çfarëdo forme, ka penguar që të përmbyllet normalizimi i marrëdhënieve në mënyrë që kjo pjesë të jetë pjesë e natyrshme e Perëndimit. Në çerek shekullin e ardhshëm rreziku është që nëse vazhdon gjendja e tanishme, vija ndarëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë vija ndarëse mes botës euroatlantike dhe botës euro-aziatike dhe do ta sjellim luftën e re të ftohtë në kufijtë tonë. Ky nuk është interes strategjik as i Kosovës, as i Perëndimit, besoj as i Serbisë në të ardhmen dhe duhet të tejkalohet kjo gjendje.
Zëri i Amerikës: Çfarë prisni nga administrata e re amerikane në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?
Veton Surroi: Ndoshta është shumë herët ende, sepse duhet të shohim kush janë njerëzit dhe cilat janë prioritetet. Por ato çka dimë dhe njerëzit të cilët i njohim është se çështja e Kosovës shikohet brenda një konteksti shumë më të gjerë, e kjo është lufta e Rusisë dhe zhvillimi i botës euro-aziatike. Në atë kuptim, besoj që do të jetë në interes të administratës Trump, që sa më shpejt t’i hyjë kësaj pune në mënyrë që mos të krijohet kjo vijë ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë, si vijë ndarëse mes botës euro-atlantike dhe asaj euro-aziatike.
Zëri i Amerikës: A ju shqetëson fakti që marrëdhëniet e administratës Trump herën e fundit ishin të acaruara me Kryeministrin Kurti, ndonëse ai kishte marrëdhënie jo të lehta në fakt edhe me administratën e Presidentit Biden. Disa vëzhgues thonë se këto marrëdhënie janë në pikën e tyre më të ulët. A pajtoheni?
Veton Surroi: Nuk besoj që janë në pikën më të ulët, por besoj që është shumë nevojë e madhe që të ngrejmë nivelin e marrëdhënieve me administratën e re dhe kjo natyrisht nuk është prioritet vetëm i Kosovës. Çdo shtet në Evropë përpiqet të vendosë marrëdhënie me administratën e re dhe që të integrojë interesat e veta në këto marrëdhënie dhe që t'i intergojë në atë mënyrë që të jenë pjesë e interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mos të harrojmë, Kosova është shteti më pro-amerikan në Evropë dhe kjo është një letër hyrëse për komunikim me cilëndo administratë.
Zëri i Amerikës: Këto ditë u nda nga jeta Ambasadori Morton Abramowitz, i cili ishte i përfshirë në proceset që u dhanë fund luftërave në ish Jugosllavi e po ashtu ishte edhe këshilltar i qeverisë së Kosovës në procese të ndryshme. A druheni se me kalimin e viteve dhe ndryshimin e brezave Kosova po e humbet një memorie ndërkombëtare institucionale dhe kontekstin që e rrethon atë?
Veton Surroi: Natyrisht po humbim njerëz shumë të dashur dhe të mirë, njerëz që na kanë ndihmuar shumë, roli i të cilëve për fat të keq nuk njihet aq shumë as në Kosovë, por ajo çka ndodh është se kemi hyrë në një botë krejt tjetër dhe në këtë botë krejt tjetër, e cila është krejtësisht e ndryshme prej asaj të fundit të shekullit 20, kur është zgjidhur çështja e Kosovës me ndërhyrjen, me çlirimin e Kosovës, me vendosjen e mundësisë që në mënyrë evolutive të shpallet pavarësia, kemi hyrë në një botë e cila ndryshon dhe në të cilën duhet të krijohen marrëdhënie të reja, me njerëz të rinj.
Zëri i Amerikës: A mendoni që Kosova është e përgatitur për këtë fazë të ardhshme?
Veton Surroi: Po kjo është si puna e testimit të ujërave në liqen apo në det. Duhet të hidhet njeriu dhe të notojë. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38