Flash News

Kosova

Sveçla në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Serbia financon grupe për akte terroriste në Kosovë

Sveçla në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Serbia
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ishte folës në ministerialin e katërt me temën “Financimi i terrorizmit si kërcënim global i sigurisë”.

Gjatë fjalës së tij, Sveçla denoncoi financimin nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar për të kryer akte terroriste në Kosovë, me qëllim destabilizimin e sigurisë në vend dhe në rajon. Ai theksoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të tij, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Sveçla shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shtetet aleate në përballjen me këtë kërcënim global.

Të fundit