Flash News

Kosova

Sveçla: Një jelek antiplumb që u kap në Veri kishte shenjën e njësisë speciale të Rusisë

Sveçla: Një jelek antiplumb që u kap në Veri kishte

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaron se një prej jelekëve antiplumb të gjetur në mjetin me armatim në Zveçan, ka pasur shenjën e njësive speciale ruse.

Sveçla ka thënë se kjo do të thotë që në Kosovë mund të jetë një pjesëtar i kësaj njësie të Rusisë, ose është ndonjë serb që ka qenë pjesë e luftërave në Rusi dhe është kthyer këtu për ta luftuar Kosovën.

“Njëri nga jelekët antiplumb ka shenjën e njësive speciale ruse. Që do të thotë ose kemi një pjesëtar të kësaj njësie në Kosovë, ose kemi ndonjë serb që ka qenë pjesë e luftarëve atje dhe është kthyer këtu për të vazhduar luftën kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Sveçla.

Të fundit