Flash News

Kosova

Sveçla për rrëmbimin e policëve: Fajin kërkojeni te Serbia, është shkak i politikave agresive

Sveçla për rrëmbimin e policëve: Fajin kërkojeni te

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se faji për rrëmbimin e tre policëve në veri duhet të kërkohet te Serbia.

Sveçala tha se rasti në fjalë nuk mund të jetë faji i Kosovë, por i politikave agresive serbe. Ministri i Kosovës shtoi se qeveria i është gjendur pranë familjarëve të policëve të rrëmbyer nga serbët.

“Kur një shtet si Serbia ka qëllime agresive, patjetër që në një moment apo një tjetër ka qëllim me të lënduar. Fajin kërkojeni te Serbia e jo të tre policët e rrëmbyer apo te policia e Kosovës me kapacitetin që ka. Nuk mund të themi që ky rast është shkaku i Kosovës. Është shkak i politikave agresive të Serbisë.

Pse i kanë arrestuar shtetasit e Kosovës. Ka shumë shtetas të Kosovës që shfrytëzojnë Serbinë për të kaluar në Evropë. Përsa i takon familjeve, në momentin që është marrë vesh e çfarë ka ndodhur, kemi kontaktuar me familjarët për të shprehur solidaritetin”, tha Sveçla.

Të fundit