Flash News

Kosova

Sveçla takohet me tre policët e liruar nga Beogradi: Beteja ligjore me Serbinë vazhdon

Sveçla takohet me tre policët e liruar nga Beogradi: Beteja ligjore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ditën e sotme është takuar më tre policorët e liruar nga Serbia.

Sveçla shprehu mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës pë ta duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.

Policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, rreth dy javë më parë u arrestuan nga njësitë policore-ushtarake të Serbisë.

Që të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt.

Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë.

Të fundit