Flash News

Kosova

Syla zbardh bisedën telefonike me Ramën: Më konfirmoi rreth 500 doza, ku do të vaksinohen mjekët nga Kosova

Syla zbardh bisedën telefonike me Ramën: Më konfirmoi rreth 500
Foto ilustruese

Kreu i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë Blerim Syla bëri me dije se Shqipëria do të sigurojë vaksinat e para për personelin shëndetësor në Kosovë. Ai tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, i cili i ka konfirmuar se punonjësit shëndetësorë nga Kosovë do të vaksinohet në Kukës.

Fillimisht numri i vaksinave për bluzat e bardha nga Kosova është rreth 500. Kështu bën me dije Syla, ndërsa shton se transporti i mjekëve do të organizohet nga federata e Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë. Ai ka falenderuar kryeministrin Rama dhe ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Nait Hasanin.

Syla njoftoi se federata ka nisur të përgatisë listat e mjekëve që do të vaksinohen.

"Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama, i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë, të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza", shkruan ai në Facebook.

Të fundit