Flash News

Kosova

Tahiri për tensionet në veri të Kosovës: Nuk janë serioze, u krijuan nga nevoja e Kurtit

Tahiri për tensionet në veri të Kosovës: Nuk janë

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, analizoi situatën në veri dhe ndërhyrjet e ndërkombëtarëve për ta shtensionuar.

E ftuar në “Top Story” në TCH, Tahiri tha se statusi i Kosovës nuk është aspak në pikëpyetje, pasi është një çështje e konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare.

Sipas Tahirit, Kurti dështoi në negociatat në Bruksel sepse arriti një marrëveshje pa njohje reciproke. Ajo shtoi se Kurti mori popullaritetin dhe nuk mbajti premtimet, sepse sipas saj, është një kryeministër i cili nuk ishte gati të qeveriste dhe as të bënte dialog me Serbinë.

Tahiri tha se tensionet në veri nuk janë serioze, por të krijuara nga nevoja e Kurtit.

“Statusi i Kosovës nuk është fare në pikëpyetje pastaj Gjykata ndërkombëtare e ka konfirmuar, ne kemi luftuar është derdhur gjak për këtë liri e për këtë Kosovë. Kryeministri i tanishëm ka dhënë zero kontribut në periudhën e çlirimin e pavarësinë. Nuk mund të luhet lehtë statusi i Kosovës, statusi është i mbyllur Kosova është e pavarur pavarësisht se çfarë mendon Serbia.

Fillimi i proceseve politike kanë nënkuptuar edhe fillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatat. Kurti e dështoi Kosovën në këto negociata në Bruksel, sepse arriti marrëveshjen bazë me planin franko-gjerman pa njohje reciproke. Biden thoshte se ky dialog duhet të fokusohet në njohjen reciproke, Albini e humbi rastin për këtë periudhë. Ai ka qenë i kufizuar mes populizmit të tij dhe mungesës së zotësisë si burrë shtetas. Sepse ti kur negocion me armikun në numër një ke shtetin pastaj pushtetin. Ai thoshte nuk shkoj kurrë në dialog pa kërku falje Serbia për gjenocidin.

Të gjitha i harroi rrugës shkoi në dialog pa falje e pranoi asociacionin. Kemi të bëjmë me një kryeministër i cili praktikisht që populizmin e shfrytëzoi, mori simpatinë dhe nuk i mbajti premtimet. Ai duhej të rivlerësonte ecjen e punës. Ai nuk ka as përvojë në negociata por as njohuri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk ishte gati të qeveriste e as për dialog. Në këto gjëra duhet të kesh kredibilitet. Tensionet në veri nuk janë serioze. Janë krijuar nga nevoja e Kurtit”, tha Tahiri.

Të fundit