Flash News

Kosova

Tajlanda zyrtarisht heq vizat për qytetarët e Kosovës

Tajlanda zyrtarisht heq vizat për qytetarët e Kosovës

Tajlanda ka hequr zyrtarisht vizat për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka njoftuar ministrja e Punëve të Jashtme, Punës dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Gërvalla ka shkruar se qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë.

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, shkruan Donika Gërvalla.

Ajo shton se kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës.

Të fundit