Flash News

Kosova

ZYRTARE/ Nuk ka më shfajësime, Kuvendit i Kosovës i kërkon Shqipërisë miratimin e rezolutës për gjenocidin serb

ZYRTARE/ Nuk ka më shfajësime, Kuvendit i Kosovës i kërkon
Foto gjatë takimit

Të martën një përfaqësi e Kuvendit të Shqipërisë është pritur nga kryetarja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Arbërie Nagavci. Kjo e fundit tha se në takim u diskutua për çështjet e interesit të përbashkët, për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat si dhe që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen me prioritet.

Një tjetër pikë e diskutimin sipas Nagavcit ishte dhe situata në Kosovë, ku është kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë mirtatimi i rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

"Sot, kisha kënaqësinë që së bashku me Kryetaren e Kuvendit dhe U.D të Presidentit, znj. Vjosa Osmani, të mirëpresim një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Znj. Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, anëtarëve z. Ervin Bushati, znj. Reme Lala, z. Vasil Sterjovski, sh.t.z. Qemal Minxhozi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, si dhe këshilltarin dhe zyrtaren, z. Artur Bushati dhe znj. Ina Jano.

Është gjithnjë e rëndësishme dhe e vlefshme që raportet vëllazërore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë të forcohen", shkruan nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës në Facebook.

Të fundit