Flash News

Kosova

Takim pas marrëveshjes së Ohrit, Kurti viziton Tiranën të dielën

Takim pas marrëveshjes së Ohrit, Kurti viziton Tiranën të

Albin Kurti do të vizitojë Tiranën të dielën, ku pritet të takojë kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Kryeministri i  Kosovës pritet të vijë rreth orës 11:00, por nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet. Kjo vizitë vjen pas marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.

Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar.

Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

 

Të fundit