Flash News

Kosova

Takimet në kuadër të dialogut, Lajçak javën e ardhshme vizitë në Kosovë

Takimet në kuadër të dialogut, Lajçak javën e

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai thekson se Lajçak do të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Bislimi.  

“Ne do ta presim për vizitë z. Lajçak në mesin e javës së ardhshme, gjatë së cilës do të takohet me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka thënë ai.

“Lajçaku, pas raundit të fundit të dialogut, ka pranuar se palët janë shumë larg njëra -tjetrës me qëndrime dhe se mbetet shumë punë për t’u bërë. Në fakt, edhe Lajçaku është duke u përballur me faktin se pas 1 viti e gjysmë prej kur ka nisur mandatin nuk ka pasur lëvizje pozitive në dialog, e lërë më afrim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve", raportojnë mediat kosovare.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, zëvendës kryeministri Bislimi njoftoi se nuk do të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiçit për këtë muaj në kuadër të dialogut.

 

Të fundit