Flash News

Kosova

Takimi Kurti-Vuçiç, zyra e Borrell publikon agjendën: Fillimisht takime të ndara

Takimi Kurti-Vuçiç, zyra e Borrell publikon agjendën:

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të presë të mërkurën një takim të nivelit të lartë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

BE ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiçkanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Zyra e Borrell publikoi agjendën, ku thelsohet se fillimisht pritet te kete takime të ndara. 


“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit.

Po ashtu është bërë e ditur se para dhe pas takimit do të ketë deklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçak zhvilloi në Kosovë dhe Serbi javën e kaluar.

Të fundit