Flash News

Kosova

Takimi me dyer të mbyllura pa Kurtin për asosacionin, reagon Hovenier

Takimi me dyer të mbyllura pa Kurtin për asosacionin, reagon Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar pas takimit që u mbajt për krijimin e asosacionit të komunave me shumice serbe në Kosovë.

Ai shkroi në rrjetet sociale se, "Ne vazhdojmë të mbështesim zbatimin e të gjitha angazhimeve të marra në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi".

Në diskutime morën pjesë zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe diplomatë. Por në takim nuk u ftua kryeministri Albin Kurti.

Ambasada amerikane tha përpara diskutimit se pret të dëgjojë "opinione të menduara mirë".

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por nuk është zbatuar kurrë.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, kundërshton themelimin e Asociacionit, teksa Serbia këmbëngul që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, SHBA-ja ka argumentuar se ka ardhur koha që të formohet Asociacioni.

 

Të fundit