Flash News

Kosova

Takimi me Lajçak, Osmani: Kosova ka demonstruar vullnet për të shtensionuar situatën në veri

Takimi me Lajçak, Osmani: Kosova ka demonstruar vullnet për të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në një takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialog, Miroslav Lajçak.

Në fokus të diskutimeve ishin sfidat politike dhe të sigurisë, posaçërisht në situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Osmani dhe Lajçak diskutuan për nevojën për zbatimin e marrëvehsjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.

Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë përkushtuar për të tejkaluar sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për të shtensionuar situatën në veri. Osmani tha se Kosova ka ofruar zgjedhje të lira në përputhje me legjislacionin e vendit.

Po ashtu, presidentja e Kosovës ka vënë theksin se grupet kriminale dhe ata individë të cilët përdorën dhunë gjatë protestave në veri ndaj gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it.

Të fundit