Flash News

Kosova

Takimi me Vuçiçin në Ohër, Kurti jep sot “llogari” në Kuvendin e Kosovës

Takimi me Vuçiçin në Ohër, Kurti jep sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do flasë sot në Kuvendin e këtij vendi në lidhje me takimin e Ohrit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në praninë e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Në rendin e ditës janë parashikuar të shqyrtohen 16 pika, ndër të cilat edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Opozita pritet të “sulmojë” Kurtin, pasi kanë shprehur pakënaqësi për takimin e Ohrit dhe dakortësisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve.

Në takimin e Ohrit u konfirmua nga palët se kishte dakortësi, por nuk pati asnjë dokument zyrtar të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

Në Kosovë, konkretisht kryeparlamentari Glauk Konjufca është shprehur se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse kërkohet formimi i asociacionit me kompetenca ekzekutive, një shqetësim ky i kahershëm i politikës, por dhe vetë qytetarëve të Kosovës.

Të fundit