Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Takimi në Bruksel për dinarin serb, Bislimi: Dështoi, nuk pres takime të tjera për këtë temë
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për gazetarët e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin serb
Sipas tij, ndërmjetësuesi i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, nuk do t’i ftojë më palët, pos nëse ato do të tregoheshin konstruktive.
Ai i bëri këto deklarata pas një takimi trepalësh mes tij dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky rund i ri i bisedimeve ishte vazhdim i përpjekjeve që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Më 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.