Flash News

Kosova

Takoi Mark Rutte, Kurti i shqetësuar: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës me ndihmën e Rusisë

Takoi Mark Rutte, Kurti i shqetësuar: Serbia ndërhyri në
Kryeministri i Kosovës priti sot në një takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. 

Në platformën sociale X, Kurti shkroi pas takimit se diskutimi mes tyre u fokusua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe në angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe evropiane.

“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës”, tha Kurti.

Kryeministri ngriti edhe shqetësimin për ndërhyrjet në zgjedhjet e fundit parlamentaren në vendin tonë, duke theksuar se Kosova, ashtu si shumë vende evropiane, është shënjestër e këtyre sulmeve.

“Serbia, me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të vendit, duke përdorur këtë mjet të përhapur si një kërcënim serioz për demokracinë në kohën e sotme”.

“Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi Kurti.

Takoi Mark Rutte, Kurti i shqetësuar: Serbia ndërhyri në

Të fundit